Burra, a e dini pse nuk përthekohet pulla e fundit në sako?

Burra, a e dini pse nuk përthekohet pulla e fundit në sako?

Ekziston një rregull themelor kur bëhet fjalë për të kopsitur një xhaketë kostumi: “Ndonjëherë, Gjithmonë dhe Kurrë” – nëse keni një xhaketë me tre pulla, ndonjëherë e mbërtheni pullën e pjesës së sipërme, gjithmonë atë të mesit dhe asnjëherë mos e mbërtheni pullën e poshtme.

Ndërsa në një kostum me dy kopsa, gjithmonë duhet ta kopsitni pullën e sipërme dhe kurrë të dytën.

Pa marrë parasysh se çfarë kostumi keni veshur, pulla e poshtme nuk duhet të kopsitet kurrë

Po ashtu, rregulli i ngjashëm ekziston edhe për jelekun e kostumit: Gjithmonë lini pullën e poshtme të hapur.

Është ungjilli i modës për burrat (gratë zakonisht ‘lejohen’ të thyejnë këtë rregull). Dizajnerët e kostumeve për burra shpesh edhe i përshtaten pëlhurës, kështu që xhaketat dhe jelekët e kostumeve duken më lajkatare nëse janë të zbërthyera në pjesën e poshtme.

Por ky është gjithashtu një rregull i çuditshëm i modës – pse të keni një pullë nëse nuk do ta përdorni? Nga vjen kjo traditë?

Përgjigjja kthehet tek një mbret që ishte mbipeshë: Mbreti Edward VII

Historia e këtij mbreti (i cili sundoi nga viti 1901 deri më 1910) shpesh hidhet poshtë si një mit – por është plotësisht e vërtetë.

Teksa blogerët dhe revistat e modës do t’ju tregojnë, është një histori që Mbreti Edward VII kur ishte Princ i Uellsit dhe kostumet po vinin në modë, u bë shumë i trashë nga pesha për jelekun e tij, kështu që ndaloi së mbërthyeri pullën e poshtme për ta bërë më të përshtatshme për të.

Nga respekti për të, gjykata Britanike – dhe, me gjasë, të gjithë të tjerët në Angli dhe kolonitë britanike – ndaluan së mbërthyeri pullat e tyre të poshtme të xhaketave.

Edward VII, në të djathtë, me Princin George në të majtë (1901). Pulla e fundit e jelekut të Edward është e pazbërthyer.

“Teoria Edward’iane”, siç quhet nga drejtori i modës në revistën GQ të Mbretërisë së Bashkuar – Robert Johnson, nuk merret gjithmonë seriozisht sepse duket shumë qesharake për të qenë e vërtetë. Por historianët e modës britanike e konsiderojnë atë faktike, ndonëse mund të jetë ngatërruar pak me kalimin e viteve.

E vërteta është se, Edward VII e vendosi trendin për zbërthimin e pullës së poshtme të jelekëve dhe xhaketave të kostumit, por për dy arsye të ndryshme.

Xhaketat e kostumeve zbërthehen në pjesën e poshtme, sepse ato zëvendësuan xhaketat që mbaheshin nga kalëruesit

Historia e “Teroisë Edwardi’ane” tregohet nga Sir Hardy Amies, një stilist anglez i modës, i cili ishte rrobaqepës zyrtar i Mbretëreshës Elizabeth II për gati katër dekada – mes ngjitjes së saj në fron më 1952 e deri në pensionim më 1989.

Shtëpia e tij e modës është në Savile Row, një vend në Lodër i famshëm për kostumet e saj të personalizuara për burra, kështu që Sir Amies di një ose dy gjëra për kostumet dhe modën serioze.

Duka i Roxburghe në Pallatin Buckingham më 1910, pas vdekjes së Mbretit Edward VII. Fundi i kostumit të tij është i pakositur.

Jelekët janë të pa-kopsitur për shkak se Edward ishte i trashë

Sipas Fjalorit të Biografisë Kombëtare të Oksfordit, Edward VII kishte një oreks ‘legjendar’.

“Ai hante një vaktë të plotë mëngjesi, drekë, çaj, darkë (zakonisht me 12 artikuj ushqimorë) dhe ushqim mbrëmjeje të vonshme”, citon fjalori. “Ai pinte në mënyrë mesatare, por zakonisht konsumonte dymbëdhjetë puro të mëdha dhe njëzetë cigare në ditë”.

Në një diskutim pas leksionit të Amies, një anëtar i shoqërisë e pyeti atë rreth jelekëve dhe pse pullat e poshtëm të tyre (si dhe të xhaketave) duhet lënë pa u kopsitur. Amies tha se tradita i atribuohet Edward-it.

“Edward VII gjithmonë e linte pullën e poshtme të jelekut të hapur sepse ishte mbipeshë”, u përgjigj Amies. “Atij i është dukur kjo më komode dhe të gjithë më pas e kopjuan. Jelekët tani dizajnohen që pulla e fundit e poshtme të mos kopsitet”.

Sir Hardy Amies, stilist i Mbretëreshës Elizabeth II, në ditëlindjen e tij të 90-të më 1999.

Fjalori i Oksfordit vë në dukje se trendi “u ndoq në Britani dhe perandori, por jo në kontinent ose në SHBA”. Megjithatë, në ditët e sotme, zbërthimi i pjesës së poshtme të jelekut është shndërruar në normë.

Xhaketat e kostumeve në ditët e sotme zakonisht kanë dy pulla

Xhaketat me tre pulla janë mjaft të zakonshme, por në 40 vitet e fundit kostumet kanë tendencë të kenë xhaketa me dy pulla.

Do të shihni vetëm dy pulla në disa nga kostumet më të modës, si J.Crew Ludlow. Në atë rast, ndiqni këshillën e Edward duke lënë pullën e poshtme të zbërthyer, por mbërthejeni pullën e parë lartë.

Megjithatë, për Amies, kostumi ideal ishte në vitet 1980, kur të tre pullat ishin ende në modë.

“Sa më shumë që shikoj kostumin me tre pulla – i fiksuar në bel në mënyrë korrekte, pulla e sipërme mbetet e pa zbërthyer me një ajër të paqëndrueshëm, butoni i poshtëm i palidhur, duke iu atribuar formave të kalëruesve – është ajo që më duket më e pëlqyeshme për syrin. Proporcionet aty janë të mira”, deklaroi ai./Klan Kosova/

Shpërndaje në: