Nuk ka gol për Benzeman në rikthim, Franca tregon fuqinë kundër Uellsit
Franca ka mposhtur Uellsin 3-0, në ndeshjen miqësore para fillimit të Kampionatit Evropian më 11 qershor.
Kjo njëherit ishte edhe ndeshja e parë e Karim Benzemas prej rikthimit në Kombëtare, pas një periudhe të gjatë mosftese, shkruan Periskopi.
Uellsi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit kontravers nga VAR të ëilliamsit, i cili mori të kuqin pasi preku pa qëllim topin me dorë në zonë.
Përveç të kuqit, u akordua edhe penallti për francezët, me Karim Benzeman që nuk arriti ta qëllojë cakun teksa goditjen e tij e priti portieri, shkruan Periskopi.
Mirëpo, francezët kaluan në epërsi në minutën e 35-të përmes një goli nga Kylian Mbappe.
Për 2-0 qëloi Antoine Griezmann, para se Ousmane Dembele të shënonte për 3-0 në minutën e 79-të, pas një topi të kthyer nga shtylla e goditur nga Benzema.
Franca e zhvillon edhe një miqësore, kundër Bullgarisë, para se ta fillojë Kampionatin Evropian me një ndeshje kundër Gjermanisë më 15 qershor. /Periskopi.com/