Antonio Conte në bisedime të avancuara, shumë afër rikthimit në Premier League te klubi i befasishëm

Antonio Conte në bisedime të avancuara, shumë afër rikthimit në Premier League te klubi i befasishëm

Tottenhami raportohet se është bisedime të avancuara me Antonio Conten, derisa italiani po përgatitet për një rikthim sensacional në Premier League.

Klubi nga veriu i Londrës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkarkoi Jose Mourinhon në prill, transmeton Periskopi.

Conte, i papunë pasi u largua nga Interi, ka qenë i lidhur menjëherë me Real Madridit dhe Tottenhamin.

Sipas ‘Sky Sports Italia’, kontakti tashmë ka ndodhur mes klubit dhe trajnerit dhe madje thuhet se bisedimet janë në një fazë të avancuar.

51-vjeçari është i freskët pasi udhëhoqi Interin drejti Scudettos, pasi më herët kishte fituar trofe me Chelsean, Juventusin dhe Barin.

Ai u largua nga ‘Nerazzurrët’, pasi mori lajmin se pronarët duan të shesin lojtarë me vlerë 100 milionëshe për shkak të krizës financiare. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: