N’Golo Kante u vonua në stërvitjen e Francës por askush nuk u inatos me të pasi ai është N’Golo Kante
N’Golo Kante është në maje të botës aktualisht.
Superylli francez shtoi një tjetër trofe madhështor në kabinetin e tij, teksa udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë në Champions League, transmeton Periskopi.
Kante me plot meritë u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finale, siç u shpall edhe në gjysmëfinale dhe çerekfinale.
Ai tash shton medaljen e fitores së Champions Leagues afër dy të Premier Leagues dhe një të Kupës së Botës me Francën.
Përveç aftësive të tij në fushë, Kante njihet ndryshe si njeriu më i mirë në futboll, për shkak të modestisë dhe përulësisë së tij.
Ai vozitë një Mini Cooper të lirë, vazhdimisht mundohet t’i shmanget vëmendjes sepse është shumë i turpshëm dhe rrallëherë e lëshon veten në festë.
Kante është jashtëzakonisht i dashur për fansat dhe bashkëlojtarët, por pamjet nga kampi stërvitor i Francës tregojnë se ai është edhe më i dashur për stafin punues që merret me të.
Në klip, Kante arrin vonë në stërvitjen e Francës, pasi treni i tij u nis me vonesë.
Në vend se ta kritikonin mesfushorin, Didier Dechamps thjesht u tall me Kanten, qeshi me incidentin dhe e tejkaloi pa probleme. /Periskopi.com/
Love this clip.
Chelsea & France star N’Golo Kante is a fantastic footballer but an even better human ☺️? @Jon_LeGossip @siphillipssport @lbertozzi pic.twitter.com/uwzEBQKsOe
— Sacha Pisani (@Sachk0) June 2, 2021