Muriqi pasi që shënoi 4 gola: “Nuk e prisja, vij nga një vit i vështirë me Lazio-n”

Muriqi pasi që shënoi 4 gola: “Nuk e prisja, vij nga një vit i vështirë me Lazio-n”

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për fitoren ndaj San Marinos me rezultat 4-1, ku është ndalur edhe te ardhmja e tij me Lazion.

Muriqi shënoi të katër golat ndaj San Marinos, duke u bërë golashënuesi i parë në histori të Kosovës që shënon katër herë brenda një ndeshje.

Pas ndeshjes, Muriqi deklaroi se nuk e ka pritur këtë arritje.

“Nuk e kam pritur të shënoi katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Unë jam sulmues, por mendoj t’i ndihmojë bashkëlojtarët. Është miqësore, duel jashtëzakonisht i mirë, sidomos për mua që nuk kam kaluar vit të mirë te Lazio”.

“Na është dashur fitorja, vijmë pas një seri rezultateve negative. Kemi mësuar se jemi mirë me topin, kemi lojtarë kualitet dhe krijuam shumë raste, fatkeqësisht morëm gol në minutat e fundit”.

I pyetur për të ardhmen, Muriqi tha se ka kontratë me Lazion edhe për katër vite.

Shpërndaje në: