Halimi e konfirmon, do të ndërrojë skuadër

Halimi e konfirmon, do të ndërrojë skuadër

Besar Halimi do të ndërrojë skuadër.

Për Super Sport ai ka zbuluar se i ka përfunduar kontrata me SV Sandhausen dhe nuk do të rinovojë, derisa ende se di se ku do të vazhdojë karrierën, transmeton zeri.info.

“Smund të flas shumë me të ardhmen, kontrata është në fund me Sundhousen dhe s’do të qëndrojë, por për momentin nuk ka diçka tjetër”, deklaroi ai.

Halimi foli edhe për sfidën që Kosova e fitoi 4-1 ndaj San Marinos.

“Shkaku i lëndimit kam qenë disa muaj pa lojë, dhe kisha nevojë për minuta dhe jam i kënaqur, Edhe si ekip jemi të kënaqur”.

 

“Shumë lojtarë të rinj luajtën dhe krejt kanë bërë paraqitje të mirë, janë të rinj dhe besoj se e kemi të ardhmen e mirë”.

Miqësorja e radhës do të jetë me Maltën të premten, derisa më pas javën e ardhshme kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.

Shpërndaje në: