Real Madridi e rikthen Carlo Ancelottin në Bernabeu

Real Madridi e rikthen Carlo Ancelottin në Bernabeu

Carlo Ancelotti është rikthyer në postin e trajnerit të Real Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në faqen zyrtare.

Ancelotti ka marrë postin pas largimit të Zinedine Zidane. Ancelotti është larguar nga Evertoni për të marrë drejtimin e Realit.

Ai kishte drejtuar Realin nga viti 2013 deri në vitin 2015.

“Derisa kam shijuar periudhën te Evertoni, më është ofruar një mundësi e papritur që besoj se është lëvizja e duhur për mua dhe familjen time. Po i bashkohem Real Madridit”, ka thënë Ancelotti.

Shpërndaje në: