Më në fund e dimë kush do ta zëvendësojë Zinedine Zidanen te Real Madridi
Lajm i bujshëm po qarkullon nëpër shtypin spanjoll sot, në lidhje me karrigën e zbrazët në ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madridi dhe Zinedine Zidane ndanë rrugët javën e kaluar pasi legjenda franceze u ngop nga puan e tij në krye të klubit, transmeton Periskopi.
Pas një sezoni zhgënjyes ku Real Madridi humbi garën për titull në La Liga, derisa gjithashtu u eleminua nga gjysmëfinalja e Champions League, Zidane vendosi që të largohej nga ‘mbretërit’.
Kjo e la superfuqinë evropiane në kërkim të një trajneri të ri por, kur bëhet fjalë për Realin, asnjëherë nuk ka mungesë të kandidatëve.
Antonio Conte ka qenë i lidhur me një opsion potencial, derisa Mauricio Pochettino gjithashtu është përmendur.
Mirëpo, sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Madridi po mendon ta emërojë donin e futbollit evropian në bankë.
‘Marca’ publikoi lajmin sot se Carlo Ancelotti mund të jetë rrugës rikthyese në Spanjë, pas një periudhe të suksesshme në klub herën e parë.
Ancelotti udhëhoqi Evertonin drejt vendit të dhjetë në Premier League. /Periskopi.com/