E gjithë kombëtarja e San Marinos me 27 lojtarë kushton sa këmba e djathtë e Idrizit tonë

E gjithë kombëtarja e San Marinos me 27 lojtarë kushton sa këmba e djathtë e Idrizit tonë

E gjithë kombëtarja e San Marinos me 27 lojtarë kushton sa gjysma e çmimit të një lojtari të vetëm të Kosovës, Idriz Vocës.

860 mijë euro është vlera e përgjithshme e 27 lojtarëve të San Marinos, derisa Voca kushton 1.7 milionë euro.

Në fakt, Voca është vetëm lojtari i shtatë më i shtrenjtë i Kosovës në grumbullimin për ndeshjet miqësore të këtij qershori.

Vedat Muriqi kushton gati 20 herë më shumë, me çmimin 14 milionë përkundër formës së dobët te Lazio, shkruan Periskopi.

Lojtari më i shtrenjtë i San Marinos – që në përbërje ka dentistë, pazarxhi veturash etj. – është Filippo Berardi me 225 mijë. Por, Berardi që është pjesë e Crotones, do të mungojë.

San Marino është në vendin e fundit në rënditjen e FIFA-s. Kosova është e 120-a. /Periskopi

Shpërndaje në: