Ezgjan Alioski mund të transferohet aty ku grumbullohet ‘bërlloku’ i Evropës
Milani ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit shqiptar, Ezgjan Alioski.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut është aktualisht futbollist i Leeds Unitedit, teksa mediet në Turqi e kanë konfirmuar interesimin.
“Haber” bën me dije se futbollisti kërkohet nga Trabzonspor, teksa në mes është futur Milani.
Duket se interesimi i kuqezinjve ka sjellë një ndryshim në raportin e lojtarit me klubin turk, teksa ai do jetë pjesë e Maqedonisë së Veriut në evropianin “Euro 2020” që do luhet nga 11 qershori në 11 korrikun e këtij viti.
Tanimë priten zhvillime të reja në “San Siro”, me lojtarin që më 30 qershor përfundon kontratën me Leedsin.
Përndryshe, ‘Rossonerët’ po lidhen edhe me transferimin e sulmuesit të hargjuar të Chelseat, Olivier Giroud, i cili sigurisht me ëndje do ta pranonte kalimin në Milano, pasi vitet më të mira i ka prapa vetes. /Periskopi.com/