Refuzoi të fliste me gazetarët: Osaka largohet nga Australian Open për shkak të problemeve psiqike

Refuzoi të fliste me gazetarët: Osaka largohet nga Australian Open për shkak të problemeve psiqike

Atletë nga mbarë bota kanë ofruar mbështetjen për Naomi Osakan, e cila u tërhoq nga French Open për shkak të problemeve shëndetësore – por disa e kanë vënë në pikëpyetje vendimin e saj.

Numri 2 e botës u njoftua nga organizatorët se do të përjashtohej nga kompeticioni nëse vazhdonte t’i shmangte gazetarët, pasi u dënua me një gjobë 15 mijë dollarëshe për shkak se nuk u paraqit në dy koferenca për shtyp, pas fitores në rundin e parë të dielën, transmeton Periskopi.

Osaka, katër herë kampione në Grand Slam, tash është tërhequr – duke shtuar se do të kalojë pak kohë jashtë fushës, për shkak të problemeve psikologjike.

Në një komunikatë të postuar në Tëitter, ajo tha se po ndihej ”fragjile dhe në ankth” para kompeticionit dhe po largohej në mënyrë që të gjithë të fokusohen në tenis tash.

Vendimi i saj për të mos folur me mediet ishte shndrruar në çështjen më të diskutuar, me organizatorët e Grand Slamëve që publikuan një komunikatë të përbashkët ku kërcënuan se mund ta skualifikojnë në garat e ardhshme. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: