Kur mundoheni shumë dhe në fund e bëni m**: Kënga e re e Melindës është katastrofë e vërtetë

Kur mundoheni shumë dhe në fund e bëni m**: Kënga e re e Melindës është katastrofë e vërtetë

E vështirë të zgjohet njeriu një mëngjes, të niset për në punë, të ndezë PC, të shfaqet ndonjë këngë apo klip i ri i ndonjërit prej artistëve të estradës tonë, ta dëgjojë dhe të mos i vijë ta godas murin me kokë pasi ta përfundojë.

Sinqerisht, nuk është se duam të shprehemi kështu… Me çdo kusht mundohemi të evitojmë kritikat dhe tentojmë me krejt qenien të jemi më subjektiv, por thjesht tejkalohet çdo kufij i mundshëm durimi që ka përbrenda vetes një njeri i rëndomtë, kur dëgjon gjëra të tilla.

Melinda i është bashkuar vlugut të muzikës ‘bërllok’, teksa ka publikuar projektin më të ri në YouTube, të titulluar ‘Qa Din Ti’.

”Në rregull, ne nuk dimë asgjë, urojmë që të jesh ajo që më në fund na sjellë diçka me të cilën mund të mburremi e të mos na kapë sikleti dhe ‘cringi’ kur e dëgjojmë e shikojmë,” menduam me vete kur u njoftuam me titullin e këngës.

E prekim butonin ‘play’. Fillon ”Hala jom n’kamë, hala gjallë, hala n’dorë t’u e majtë, qes kangë, gjysa kajnë, plot gjujnë, plot vrajnë.”

Oh Zot i madh…

Imagjinoni çfarë niveli të vlerësimit ndaj vetes dhe çfarë egoje sureale duhet të keni, të thoni gjëra të tilla. Po, Melinda, të gjithë jemi duke qarë e duke vajtuar për ty, sepse jemi të verbëruar nga xhelozia që kemi ndaj teje. Të gjithë duam të jemi si ti, lum ne që të kemi së pari. Dita jonë kalon duke menduar sa madhështore je dhe sa shumë e duam jetën tënde. Nuk punojmë, as nuk përballemi me probleme tona ditore si të rriturit e tjerë nëpër botë, por jemi të gatshëm të gjuajmë e të vrajmë për të jetuar vetëm njëherë jetën tënde.

”Deshte me lu ti me rep, o njejtë si me lujtë me roulette,” janë vargjet pasuese. Klisheja e pavdekshme e metaforave të konsumuara, teksa është në gjendje të japë shpirt të thotë diçka të mençur. Tërë kohën e botës e ka në dispozicion të mendojë ndonjë gjë paksa më ‘slick’, dhe në fund na vjen me ”me lu me rep, osht si me lu me roulette”. As nuk duam të futemi në pjesën logjike, pasi – së pari – nuk ka kurrfarë kuptimi, veç të them diçka që nuk mund t’i impresionojë as adoleshentët që janë paksa më të edukuar me kulturën e hip-hopit, apo çfarëdo lloj muzike që është kjo.

Sidoqoftë, ta lëmë anash pak tekstin, një shikim i thjesht i klipit dhe e kuptojmë nivelin e degjenerimit total kulturor – dhe jo, kur themi ‘degjenerim’ nuk mendojmë për veshjet e hapura apo për shfaqjen e pjesëve të trupit, ajo është krejtësisht normale dhe brenda suazave që i lejohet një artisteje.

Kur themi ‘degjenerim’ mendojmë për lukun në përgjithësi, totalisht jashtë çdo elementi që ka të bëjë me diçka të bukur e me shije. Vetëm analizoni këtë veshje.

Flokë të kaltëra, kostum i inspiruar nga rrobat e larjes, por i bërë me lëkurë pasi duket më seksi, apo jo? Të paktën ashtu duhet ta ketë menduar ajo, apo kushdo që merret me këto veshje. Mëngë të gjata, njëra anë e kaltër, njëra e gjelbër, të konkluduara nga dy doreza totalisht të pakuptimta.

Por kjo nuk është e tëra, shikoni këtë pamje më poshtë.

Xixa gjithandej, mëngë të gjata, poshtë pantollona të shqyer, të cilat janë shumë 2015 dhe aspak relevante më, dhe nën to një palë brekë ku shihen vetëm pjesa e epërme, e që është dfinitivisht tentativa më dëshpëruese që kemi parë në kohët e fundit – jo nuk ia kalon askush sinqerisht – për t’u dukur seksi.

Pas një torturimi tre-minutësh, fillon një këngë tjetër e cila degjeneron edhe më shumë me tentativa katastrofale për metafora si ”ti pi han foret, unë i kom t’djegsta.” Thjesht e tmerrshme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: