Zyrtare: Barcelona kompleton një tjetër transferim nga Man City

Zyrtare: Barcelona kompleton një tjetër transferim nga Man City

Eric Garcia ka ndjekur Sergio Agueron duke u transferuar te Barcelona nga Manchester City, teksa nënshkroi një kontratë 5-vjeçare, transmeton Periskopi.

Garcia u prezantua të martën te Barça dhe do t’i bashkohet klubit si transfer i lirë, kur kontrata e tij në ‘Etihad’ të skadojë në fund të muajit, transmeton Periskopi.

20-vjeçari ka kaluar katër vitet e fundit te City, ku kaloi nga akademia e Barcelonës ‘La Masia’, por tash është rikthyer aty ku e filloi.

Barça e ka konfirmuar transferimin e tij me një komunikatë zyrtare në uebsajt, ku shkruan: ”Barcelona dhe Eric Garcia kanë arritur marrëveshje për transferim te klubi nga 1 korriku, pasi t’i përfundojë kontrata te Man City.

”Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2025/26 dhe do të ketë një klauzolë liruese me vlerë prej 400 milionë eurove.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: