Festa e Antonio Rudiger në fushë pas triumfit në CL, ishte jashtëzakonisht e çuditshme

Festa e Antonio Rudiger në fushë pas triumfit në CL, ishte jashtëzakonisht e çuditshme

Ringjallja e Antonio Rudigerit nën urdhërat e Thomas Tuchelit ka qenë e jashtëzakonshme.

Nën regjimin e Frank Lampardit, qendërmbrojtësi gjerman u duk se nuk do të kishte të ardhme te Chelsea dhe kjo rezultoi me një lidhje me transferim jashtë të tij në janar, transmeton Periskopi.

Por prej ardhjes së Tuchelit, Rudiger ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të ‘Të Kaltërve’ dhe ai qartazi ka shpaguar besimin e trajnerit.

Ish-lojtari i Romës ka qenë një prej mbrojtësve më të mirë në botë në vitin 2021, dhe ai ishte thjesht brilant edhe njëherë, teksa Chelsea fitoi Champions Leaguen pas fitores 1-0 kundër Manchester Cityt në finale.

Paraqitja e Rudigerit ishte e standardit më të lartë dhe festa e tij në fushë në Porto ishte poashtu epike.

Epo, ishte më shumë e çuditshme se epike, por ne qartazi e shijuam.

Rudiger filloi sprintin drejt fansave të Chelseat në tribunën e ‘Estadio do Dragao’, dhe stili i vrapimit të tij ishte si i çmendur.

Shikoni pamjet e momentit qesharak më poshtë dhe neve në Periskop nuk na vjen turp ta pranojmë se e klikuam butonin ‘play’ më shumë se njëherë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: