Kastrati vazhdon kontratën me Gjilanin deri në vitin 2022
Ylber Kastrati, është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me Gjilanin.
Mesa duket skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka një projekt fitues, duke marrë parasysh se ditët e fundit kanë rinovuar me shumicën e yjeve kryesorë.
I fundit që ka rinovuar edhe për një edicion është kapiteni, Kastrati.
Komunikata e plota pa ndërhyrje:
“Ylber Kastrati zgjat bashkëpunimin deri më 2022
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me kapitenin Ylber Kastrati edhe për një edicion të radhës
Klubi falënderon Ylberin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruhet në komunikatë.
\