Ky është agjenti i cili zbuloi N’Golo Kante, Jamie Vardy, Didier Drogba dhe Erling Haaland

Ky është agjenti i cili zbuloi N’Golo Kante, Jamie Vardy, Didier Drogba dhe Erling Haaland

Steve Walsh nuk është emër i njoftur, por ai ka zbuluar N’Golo Kante, Jamie Vardy, Riyad Mahrez dhe shumë më tepër gjatë gjithë karrierës së tij të pabesueshme.

Pasi etiketohet si “personi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në Premier League” nga Sir Alex Ferguson, ish skauti i Chelseat dhe Leicester Cityt gjithashtu rekomandoi Erling Haaland për Everton kur sulmuesi adoleshent i Molde do të kishte kushtuar vetëm 4 milion €.

Walsh, tani një këshilltar i veçantë në klubin MLS Charlotte FC, së pari bëri emrin e tij si një skaut i talentuar në Chelsea ku ai skautoi Didier Drogba, Michael Essien dhe Gianfranco Zola për klubin.
Poashtu Walsh ishte kreu i rekrutimit në Leicester, ku ai ndihmoi në ndërtimin e skuadrës fituese të Premier League të 2015/16.

Në një intervistë të vitit 2019 me The Athletic, Walsh shpjegoi se si ai e pa së pari Mahrez duke luajtur për Le Havre në divizionin e dytë Francez, ndërsa ishte atje duke kërkuar një lojtar krejtësisht të tjetër. Së pari, ai duhej të bindte Mahrez – i cili kurrë nuk kishte dëgjuar për klubin – se Leicester nuk ishte “një ekip i regbi” para se të përfundonte nënshkrimi prej 450,000 £.

Mahrez do të zgjidhej Lojtari i Vitit PFA tre vjet më vonë dhe përfundimisht do të shitej te Manchester City për 60 milion £ .

Shpërndaje në: