Videoja tregon De Bruynen si lojtarin e fundit të klasit botëror që e pësoi keq nga N’Golo Kante

Videoja tregon De Bruynen si lojtarin e fundit të klasit botëror që e pësoi keq nga N’Golo Kante

N’Golo Kante ishte i paprekshëm në finalen e Champions Leagues, të shtunën.

Të gjithëve u ka rënë në sy paraqitja e tij, teksa u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kundër Atletico Madridit dhe Real Madridit, transmeton Periskopi.

Por ekziston një arsye e mirë të mendojmë se bëri paraqitjen më të mirë në karrierë në ‘Do Dragao’, derisa padyshim se ishte një prej më të mirave që kemi parë ndonjëherë nga ndonjë futbollist në një finale të CL.

Dhe një njeri që u njoftua me talentin dhe aftësitë e Kantes është Kevin De Bruyne.

Mesfushori belg, i cili është padyshim ndër më të mirët në botë për atë që bën, u bë të duket jashtëzakonisht ordinar përballë francezit modest.

Më poshtë, mund të shihni disa interaksione mes dyshes, pas të cilave De Bruyne mbeti gjithmonë i shtrirë për tokë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: