Challandes pranon se ka prishur marrëdhëniet edhe me Zhegrovën: Për këtë nuk e ftova fare

Challandes pranon se ka prishur marrëdhëniet edhe me Zhegrovën: Për këtë nuk e ftova fare

Bernard Challandes e ka pranuar në mënyrë indirekte se nuk i ka marrëdhëniet më të mira në botë me Edon Zhegrovën.

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen kundër San Marinos në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 18:00, në kuadër të miqësoreve të qershorit, shkruan Periskopi.

Para ndeshjes së nesërme, selektori Challandes ka mbajtur konfrencë për media, ku ka bërë të ditur pse nuk e ftoi Zhegrovën.

Ai ka lënë të nënkuptohet se nuk i ka aspak punët mirë me yllin e Baselit, duke thënë se nuk e ftoi atë për të njëjtën arsye pse nuk e ftoi edhe Bernard Berishën, me të cilin ai tashmë dihet se ka pasur probleme tash e një kohë.

“Puna ime si trajner është të zgjedh lojtarët dhe të marrë ata lojtarë që menoj që janë të përshtatshëm, kam marrë dy lojtarë në secilin pozicion. Kam vendosë që për njërën anë si sulmues krahu të marrë Milot Rashicën dhe Kastratin, ndërsa në anën tjetër të marrë Arbër Zenelin dhe Zymer Bytyqin.”“Edon Zhegrova nuk është në këtë listë, dhe kjo është e gjitha. E njëjtë arsye është edhe pse mungon edhe Bernanrd Berisha

Pas ndeshjes ndaj San Marinos, Kosova me datë 4 takohet me Maltën, për t’i zhvilluar edhe dy miqësore të tjera me datë 8 dhe 11, me Guinean dhe Gambinë.

Shpërndaje në: