Zyrtare: Ish-dhëndrri i Maradonës transferohet te Barcelona

Zyrtare: Ish-dhëndrri i Maradonës transferohet te Barcelona

Sergio Aguero ka kompletuar transferimin e tij te Barcelona.

Sulmuesi argjentinas kishte fluturuar sot drejt Barcelonës, ku iu nënshtrua testeve mjekësore para se të nënshkruante kontratë, shkruan Periskopi.

Ai i bashkohet gjigantit katalunas si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.

Ai ka nënshkruar kontratë me blaugranët deri në fund të sezonit 2022/23, teksa kluazola e tij liruese do të jetë 100 milionë euro.

Prezantimi i tij do të ndodhë të hënën. /Periskopi.com/

No description available.

Shpërndaje në: