Tuchel na ka bindur të gjithëve se Guardiola nuk është aq gjeni sa mendonim

Tuchel na ka bindur të gjithëve se Guardiola nuk është aq gjeni sa mendonim

Finalja e Champions Leagues për edicionin 2020/21, gjithmonë do të ishte një betejë interesante, marrë parasysh se po përplaseshin Thomas Tuchel dhe Pep Guardiola.

Ishte një betejë të cilën e fitoi Tuchel, duke mposhtur teknikun katalunas për herë të tretë brenda dy muajve.

Prej kur u transferua te Chelsea, gjermani është ndeshur me Guardiolan në tri raste në tri kompeticione të ndryshme dhe ka fituar në të gjitha rastet. Një fitore 1-0 në gjysmëfinale të FA Cup, fitore 2-1 në Premier League dhe triumf 1-0 në finale të Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Në Gjermani, Guardiola e shkatërronte Tuchelin me Bayern Munichun e tij, teksa kishte regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë takime me gjermanin, i cili drejtonte Mainzin dhe pastaj Borussia Dortmundin.

Por, gjërat kanë ndryshuar tash që kanë skuadra me kualitete të ngjashme.

Guardiola u mundua t’i ndryshojë taktikat për ta mposhtur Tuchelin, duke futur një gjashtëshe ndryshe të sulmit. Por, nuk funksionoi. Tuchel është thembra e Akilit të Guardiolas. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: