N’Golo Kantes i del ‘sheqer’ nga goja duke folur, në intervistën më modeste që keni parë ndonjëherë

N’Golo Kantes i del ‘sheqer’ nga goja duke folur, në intervistën më modeste që keni parë ndonjëherë

N’Golo Kante meriton gjithë lavdatat që i vijnë, pas triumfit në finalen e Champions Leagues kundër Manchester Cityt.

Francezi dhuroi një paraqitje drithëruese duke u shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes në ‘Do Dragao’ të Portos, teksa mbajti mbi supe tërë mesfushëm e Chelseat, transmeton Periskopi.

Kante, i cili gjithashtu ishte shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’ në të dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Real Madridit, është lavdëruar nga fansat dhe analistët pas masterklasit në mesfushë.

Nuk ka dyshim se Kante meriton të njihet si një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës, pas arritjes së fundit.

30-vjeçari luajti rol instrumental në triumfin sensacional të Leicesterit më 2016, para se menjëherë të vendosej te Chelsea ku poashtu fitoi titullin në sezonin pasues.

Ndër të tjerash, ai gjithashtu ka fituar FA Cup, Europa Leaguen dhe Champions Leaguen, teksa me Kombëtaren e Francës fitoi Kupën e Botës.

Dhe gjatë një interviste pas ndeshjes për ‘Virgin Media Sport’, Kante ishte i interesuar të fliste vetëm për skuadrën.

”Jemi të lumtur, shumë krenarë,” komentoi ai. ”Është rezultati i shumë përpjekjeve bashkë. Rezultate të mira, disa të këqija, por ne qëndruam të bashkuar.

”Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë të sezonit dhe shijojmë këtë titull së bashku.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: