Milionat i presin Llapin dhe Dritën në Conference League: Ja sa do të fitojnë saktësisht

Milionat i presin Llapin dhe Dritën në Conference League: Ja sa do të fitojnë saktësisht

Formati më i ri i UEFA-s, UEFA Conference Ligë do të fillojë nga qershori me fazën e kualifikimeve.

Dy klubet kosovare, Llapi dhe Drita, do të marrin pjesë në fazën e kualifikimeve.

Edhe pse UEFA do të ndajë më pak para se sa në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë, prap se prap do të ketë fitime marramendëse për skuadrat pjesmarrëse.

Nëse Llapi apo Drita arrijnë në fazën e grupeve do të fitojnë nga 3 milionë euro.

Për fitore në grup shpërblehen me nga 500 mijë euro ndërsa për barazim 166 mijë.

Fituesi i grupit arkëton, 650 mijë euro ndërsa vendi i dytë 325 mijë.

Kampioni i edicionit të parë të Conference Ligës, do të fitoj rreth 8.9 milion euro.

 

Shpërndaje në: