Zhegrova mendoi se ishte ide e mirë të tejkalonte shpejtësinë e kufizuar, dënohet nga policia e Kosovës

Zhegrova mendoi se ishte ide e mirë të tejkalonte shpejtësinë e kufizuar, dënohet nga policia e Kosovës

Futbollisti i njohur kosovar Edon Zhegrova, ka ardhur për vizitë në vendlindje pas përfundimit të sezonit 2020/2021 në Zvicër.

Mirëpo, ai duket se nuk po i respekton ligjet vendore, gjë që ka bërë të marrë një gjobë nga policia e Kosovës, raporton gazeta online, transmeton Periskopi.

Ai është dënuar sot nga policia në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, për shkak të vozitjes së veturës me shpejtësi të madhe.

Shpërndaje në: