Rudiger i kërkon falje pas lëndimit horror që ia shkaktoi në finalen e CL

Rudiger i kërkon falje pas lëndimit horror që ia shkaktoi në finalen e CL

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger ka kërkuar falje pas lëndimit të tmerrshëm që i bëri mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.

Belgu u lëndua në finale ndaj Cityt, ku Chelsea doli të fitojë me rezultat 0 – 1 dhe u shpall kampion i Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Rudiger ka kërkuar falje nga De Bruyne duke bërë të ditur se nuk e ka bërë me qëllim.

“Më vjen vërtet keq për lëndimin e Kevin. Nuk ka qenë e vëmendshme nga ana ime. Kam qenë në bisedime me Kevin personalisht dhe i uroj shërbim të shpejtë dhe shpresoj ta shoh në fushë shumë shpejtë sërish”, shkroi ai.

Ndërkohë, ky lëndim ndoshta mund t’i shkaktojë De Bruynes të humb “Euro 2020” me Kombëtaren e Belgjikës.

Shpërndaje në: