Kjo ndërhyrje brutale e Rudigerit ia theu hundën, lirohet nga spitali De Bruyne
Një nga episodet kundër Manchester Cityt në finalen e djeshme të Champions League ndaj Chelseat, ishte edhe dëmtimi i Kevin De Bruyne gjatë pjesës së dytë.
Belgu pësoi një frakturë në hundë pasi u përplas fortë me mbrojtësin Rudiger dhe u detyrua të braktiste jo vetëm fushën, por edhe stadiumin pasi u shoqërua për në spital.
Ditën e sotme, fantazisti ka lënë spitalin ndërsa me anë të një reagimi në rrjetet sociale garanton se ekipi i tij do të rikthehet të luajë sërish një finale të madhe si Champions.
Sigurisht, këtë herë me shpresën se gjërat mund të shkojnë ndryshe.
Rüdiger foul on de bruyne was so dirty, intentionally shoulder checked de bruyne’s face, and proceed to dive, acting like he got an apparent head injury from the collision, in an attempt to avoid a harsher punishment, when he clearly ok. pic.twitter.com/D8oFlPK9iY
— ActuallyElvinChing?☄️? (@ChingActually) May 29, 2021