Lojtarët e Man Cityt mbetën të shokuar kur e panë formacionin startues, kështu reagon Guardiola kur pyetet për 11-shen
Kur Pep Guardiola ua kumtoi formacionin startues të Manchester Cityt lojtarëve të tij, disa ishin të befasuar, por askush nuk tha asgjë, sipas ‘Independent’.
Gazeta prestigjioze britanike potencon se lojtarët kanë besim të tepërt në të dhe se ka ai shumë autoritet, gjë që ndikon te të tjerët të mos e kundërshtojnë, transmeton Periskopi.
Duke nënvizuar formacionin e tij startues aspak logjik dhe tejet shokues në ndeshjen më të madhe të sezonit për të, ‘Independent’ shton se kjo është vetëm hera e dytë gjatë tërë këtij edicioni që spanjolli vendosi të luajë pa asnjë mesfushor defanziv.
Një burim brenda zhveshtores së Cityt ka thënë ‘ishte e vështirë ta kuptonim’, duke iu referuar formacionit të befasishëm startues të finales së Champions Leagues kundër Chelseat.
Dhe kur u pyet për formacionin e diskutueshëm startues, Guardiola u shpreh mbrëmë:
”Bëra përzgjedhjen më të mirë, siç bëra sezonin e kaluar kundër Lyonit.
”E bëra më të mirën për ta fituar ndeshjen, lojtarët e dinë dhe mendoj se ne ishim të jashtëzakonshëm,” tha ai ndër të tjerash. /Periskopi.com/
Did Pep Guardiola get his tactics wrong? ?
Here’s what he had to say ? pic.twitter.com/vxBJs46irg
— Goal (@goal) May 30, 2021