N’Golo Kante ka fuqi ‘mbinatyrore’, publikohet përmbledhja e paraqitjes së tij dhe është jashtëtokësore

N’Golo Kante ka fuqi ‘mbinatyrore’, publikohet përmbledhja e paraqitjes së tij dhe është jashtëtokësore

Chelsea fitoi Champions Leaguen të shtunën mbrëma, pasi mposhti Manchester Cityn në Porto.

‘Të Kaltërit’ u futën në ndeshje si jo favoritë, por ata ishin fituesit e merituar të natës, transmeton Periskopi.

Kai Havertz shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, derisa Chelsea u kurorëzua kampion i Evropës për herë të dytë në histori.

Derisa Havertz shënoi golin e fitores, lojtari më i mirë në fushë ishte padyshim N’Golo Kante.

Francezi ishte absolutisht kolosal përgjatë 90 minutave në Portugali.

Man City dështoi të krijonte ndonjë mundësi të artë në ‘Estadio do Dragao’ dhe kjo ishte më së shumti për shkak të prezencës së Kantes në mesfushë.

Në fakt, të themi se ai ishte kolosaj të shtunën, do të ishte nëndeklaratë.

Përmbledhja e paraqitjes së tij është krijuar nga shfrytëzuesi i Twitterit me emrin @FDJChief dhe nuk janë nga kjo planetë. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: