Arsyeja pse Arsenali preferoi transferimin e Xhakës para Kantes

Arsyeja pse Arsenali preferoi transferimin e Xhakës para Kantes

N’Golo Kante vazdhon të jetë emri më i përfolur në të gjitha mediat botërore për shkak të paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të cilën Chelsea e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Kante ishte pika më e fortë e Chelseat në fushë duke dëshmuar kështu edhe njëherë se 32 milionë funtet e paguara për shërbimet e tij te Leicester City ishin më shumë se të arsyeshme.

Por, situata mund të ketë qenë krejt ndryshe sikur në atë kohë Arsenali ta konkretizonte mbylljen e operacionit që ishte mjaftë afër.

Ish-negociuesi i transferimeve të Arsenali, Dick Laë, tha për “The Athletic” se një lëvizje për Kanten ishte në tavolinë derisa ata u tërhoqën prapa për shkak të tarifave të kërkuara prej agjentëve të përfshirë në operacion.

Duke diskutuar marrëveshjen për Kante, Law tha: “Kur gjërat arritën në ekstrem, ne vendosëm të tërhiqeshim.”

Një hetim nga “Football Leaks” detajoi se si dy agjentët e përfshirë në këtë operacion për transferimin e Kantes në Chelsea përfituan në total një total prej 10.6 milionë funteve.

Gregory Dakad fitoi pjesën më të madhe prej 6.4 milionë funte, ndërsa Abdelkarim Douis mori 4.2 milionë.

Vetëm disa javë më vonë, “Topçinjtë” zyrtarizuan transferimin e Granit Xhakas, i cili nuk ka pasur ndikimin e njëjtë në klub si Kante te Chelsea.

 

Shpërndaje në: