Goli i Kai Havertzit kundër Man Cityt me muzikën e Titanikut do t’u shkaktojë të rrëqethura drithëruese
Kai Havertz e futi veten në folklorin e Chelseat të shtunën mbrëma.
Sulmuesi gjerman nuk ka qenë startues i rregullt për ‘Të Kaltërit’ në sezonin e tij të parë te klubi, transmeton Periskopi.
Por Thomas Tuchel i dha besim të jashtëzakonshëm atij duke e emëruar në formacionin startues të finales së Champions Leagues, të shtunën mbrëma.
21-vjeçari ia shpagoi besimin e trajnerit derisa shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas 42 minutave lojë.
Havertz mori një top brilant nga Mason Mount, kaloi Edersonin dhe shënoi në portën e zbrazët.
Përgjithmonë do të mbahet mend si goli që ia fitoi Chelseat trofeun e dytë në Champions League.
Ishte një gol epik. Por si mund ta bëni edhe më mirë? Me muzikën e Titanikut, natyrisht!
Celine Dion duke kënduar soundtrackun legjendar të Titanikut është thjesht brilante të dëgjohet në pamjet e golit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Kai Havertz’s goal is better with Titanic music ? pic.twitter.com/bCntKEvMVw
— Champions of Europe ?? (@CFCBilly_) May 30, 2021