Njeriu më i mirë në futboll: Zbulohet sa është pasuria e saktë e N’Golo Kantes

Njeriu më i mirë në futboll: Zbulohet sa është pasuria e saktë e N’Golo Kantes

Pas një tjetër paraqitjeje absolutisht brilante mbrëmë në finalen e Portos, N’Golo Kante u zgjua sot në mëngjes si fitues i Champions Leagues.

Mesfushori 30-vjeçar ishte kolosal për skuadrën e Chelseat, e cila mposhti Manchester Cityn 1-0 për ta ngritur për herë të dytë në histori trofeun e Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Uria e Kantes ishte evidente që nga starti, derisa ai qartazi la gjurmë në lojë. Një figurë kyçe, në mbrojtje dhe sulm, francezi me plot meritë po i merr lavdatat për përpjekjet heroike.

Por sa është pasuria e tij reale? Epo, falë ‘ëtfoot’ dhe ‘thesun.co.uk’, ne e kemi përgjigjen.

Siç ndodhë me shumicën e futbollistëve, pjesa kryesore e të ardhurave të Kantes vjen nga kontrata e tij me klubin. Kur iu bashkua Chelseat nga Leicesteri në korrik të vitit 2016, për një shumë rreth 35 milionë eurove, Kante nënshkroi marrëveshjen me klubin sipas të cilës ai fitonte 7.3 milionë eurove në vit.

Në nëntor të vitit 2018, ai pastaj nënshkroi një vazhdim kontrateje me ‘Të Kaltërit’, sipas të cilës thuhet se atij iu dyfishua paga javore.

Mirëpo, derisa kjo i ndihmon jashtëzakonisht shumë në aspektin financiar, të gjithë e dimë se Kante nuk motivohet nga paraja. Një mysliman i devotshëm, ai ka treguar bindjet e tij të fuqishme morale në disa raste.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, ai refuzoi të mos paguante taksat e pagës kur klubi ia mundësoi atij përmes një kanali t’i evitonte ato.

Sipas një emaili të publikuar më vonë, përfaqësuesi i Kantes i tha Chelseat: ”N’Golo është jo fleksibil, ai thjesht dëshiron një pagë normale.”

Insistenca e tij që të mos i evitojë taksat përmes një rruge të ofruar nga klubi, thuhet se i kushton atij shumë nga paga.

Pasuria e tij totale thuhet se është 29 milionë euro. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: