Rudiger ka një mesazh special për të gjithë fansat e Chelsea-t që dëshironin ta largonin në janar

Rudiger ka një mesazh special për të gjithë fansat e Chelsea-t që dëshironin ta largonin në janar

Toni Rudiger qëndroi në fushën e Estadio do Dragao, me medalje në qafë duke thënë “Kush më dëshiron mua tani,” një klip që u postua menjëherë në mediat sociale. “Kush më dëshiron mua tani, kush dëshiron që unë të largohem tani”. Pas kësaj performance me sa duket askush.

Në fund të një nate në të cilën shumë nga vendimet e vështira të Chelsea ishin të justifikuara këtë sezon – nga emërimi i Tuchel e deri tek qëndrimi me Timo Werner dhe Kai Havertz me Tammy Abraham të lënë në pankinë, po ashtu edhe Rudiger i tregoi botës se ai është një lojtar i kalibrit të lartë, transmeton Periskopi.

E njëjta gjë mund të thuhet për secilin nga lojtarët e Tuchel por Rudiger ishte i vetmi që kaloi gjysmën e parë të kësaj fushate duke u konsideruar si një lojtar i tepërt në Stamford Bridge.

Por me ardhjen e Tuchelit, lojtari e fitoi vendin e vetë duke na vërtetuar të gjithëve se ai kishte një rrol kyq në fitoren e mbrëmshme pas super ndërhyrjes në Foden, që shpëtoi skuadrën e tij pa pësuar gol./Periskopi

Shpërndaje në: