Mendy, portieri i parë afrikan që fiton Ligën e Kampionëve
Skuadra e Chelseas ka triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Me golin e Havertz, Chelsea ka ngritur lartë trofeun e këtij kompeticioni të madh.
Por, e veçanta e kësaj finale ishte se portieri i Chelseas, Eduardo Mendy bëhet i pari afrikan që fiton Ligën e Kampionëve.
Më poshtë gjeni disa statistika interesante për të:
-I papunë në moshën 22 vjeçare
-Kontratën e parë profesionale në moshën 24 vjeçare
– I shpëtoi rënies nga Ligue 1 me Reims
– U transferua tek Rennes dhe u skautua nga Peter Cech në moshën 27 vjeçare
-Fitues i Ligës së Kampionëve me Chelsean në moshën 29 vjeçare
-Portieri i parë afrikan që e fiton Ligën e Kampionëve