Tuchel është mirënjohës që arriti dy herë finalen e CL
Skuadra e Chelseas e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në një përballje të fuqishme me klubin e Manchester Cityt.
Me golin e Havertz, ‘blut’ u shpallën më të mirët e Evropës, duke fituar kështu këtë kompeticion për herë të dytë.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Chleseas Thomas Tuchel i cili tha se është i befasuar dhe ndihet shumë mirë që arrit dy herë ta prekte finalen.
“Të ndash atë me të gjithë është e pabesueshme. Ne e arritëm atë. Uau. Unë nuk di çfarë të them”, tha fillimisht Tuchel.
“Unë jam mirënjohës që arrita për herë të dytë [në finale]. Ndihesha ndryshe. Unë e ndjeva atë që po vinte”.
“[Lojtarët] ishin të vendosur për ta fituar këtë. Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre. Ne i inkurajuam të gjithë.
“Ishte një lojë e vështirë fizikisht. Ne duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Tuchel.