Chelsea mposhtë City-n, shpallet kampion i Evropës

Chelsea mposhtë City-n, shpallet kampion i Evropës

Sonte është luajtur ndeshja më e rëndësishme e vitit mes Cityt dhe Chelseat.

Skuadra e Tomas Tuchel, ka arritur të triumfojë në ndeshjen ku favorit ishte skudra e Cityt, transmeton Periskopi.

Chelsea golin e fitores e shënoi me anë të Kai Havertz në minute e dyzet e dytë të ndeshjes.

Mount pas një kalimi të bukur nga ana e djathtë e shërbeu në menyrë perfekte gjermanin I cili nuk zhgënjeu ballë për ballë me portjerin.

Ky është triumfi i dytë në Ligën e Kampionëve, ku heren e fundit e fituan në vitin 2012, ku kundërshtar kishin Bayernin, ndërsa Manchester City mbetet pa asnjë trofe të kësaj gare/Periskopi

Shpërndaje në: