Sonte ylli i Chelseat thyen rekordin si lojtari më i vjetër që starton në një finale të CL
Sonte dihet që zhvillohet ndeshja e finales së CL, mes Cityt dhe Chelsea-t.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku braziliani Thiago Silva i cili ka mbushur 36 vjeç, do të zbret në fushë si titullar, transmeton Periskopi.
Thiago Silva është lojtari më i vjetër që ka filluar një finale të Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar një rekord të vendosur nga Claude Makelele.
Silva ka qenë i përfshirë në gjashtë nga shtatë ndeshjet ku portat ishin të pa prekura për Chelsea-n këtë sezon, duke na vertetuar edhe një herë që mosha është veç një numër./Periskopi