Didier Drogba ka një mesazh special për lojtarët e Chelsea-t, para finalës së CL

Didier Drogba ka një mesazh special për lojtarët e Chelsea-t, para finalës së CL

Sonte zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e vitit, pasi që luhet finalja e Uefa Champions League.

Ndeshja zhvillohet në Portugali, mes Manchester Cityt dhe Chelsea-t, transmeton Periskopi.

Manchester City mund të bëjë historin me një fitore eventuale, por në anën tjetër Chelsea dihet që e ka pasur fatin ta dërgojë lart trofeun e madhërishëm.

Ish bomberi i skuadrës, Didier Drogba, i cili ishte protagonist në triumfin e skuadrës londineze në finalën kundër Bayernit në 2012, ka një mesazh special për lojtarët e Chelsea-t, të cilët sonte zbresin në fushë.

Ai u bëri thirrje: “Ju lutem, luani sikur kjo të ishte ndeshja e fundit që do të luanit në një finale të CL”/Periskopi

Shpërndaje në: