Tragjike: U zhduk pas stërvitjeve, gjendet i vdekur portieri 24-vjeçar i Kombëtares në liqenin e Ohrit

Tragjike: U zhduk pas stërvitjeve, gjendet i vdekur portieri 24-vjeçar i Kombëtares në liqenin e Ohrit

Portieri 24-vjeçar i skuadrës Kombëtare të hendbollit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski, është gjetur i vdekur në liqenin e Ohrit.

Trupi i Danilovskit, i cili ishte pjesë e klubit të hendbollit të Ohrit, u gjet i pajetë, transmeton Periskopi.

Ai u zhduk natën e së premtes rreth orës 21:00 pas stërvitjeve dhe në këtë mëngjes trupi i tij i pajetë u gjet në liqen.

Sipas policisë së Ohrit, nuk kishte shenja dhune.

Para Ohrit, Danilovski mbrojti për Mtalurg dhe Pelister dhe që nga viti 2018 ai është anëtar i ekipit të hendbollit të Maqedonisë.

Nikola Danilovski

Shpërndaje në: