Publikohen pamjet të Bruno Fernandesit duke shprehur frustrimin ndaj gjyqtarëve pas pjesës së parë në finale
Manchester United u fut në finalen e Europa Leagues të mërkurën mbrëma si favoriti kryesor për ta ngritur trofeun.
Mirëpo, ‘Djajt e Kuq’ nuk ishin as afër formës më të mirë në pjesën e parë, transmeton Periskopi.
Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 29-të përmes Gerard Morenos, për t’ia siguruar avantazhin ‘Nëndetëses së Verdhë’ pas pjesës së parë.
Bruno Fernandes ishte një figurë frustruese në 45 minutat e parë.
Janë publikuar pamje të futbollistëve të Unitedit në tunel pas pjesës së parë dhe në to shihet Fernandes duke u konfrontuar me gjyqtarët për performancën e tyre në intervalin e parë.
Fernandes besonte se Juan Froyth po humbte kohë pas një përplasjeje me Paul Pogban, që e la atë me hundë të gjakosur.
Ai nuk ishte i lumtur me kohën që iu desh gjyqtarit ta humbte duke shikuar VAR për të marrë një vendim.
Pamjet janë postuar nga shfrytëzuesi i TikTokut, @PrimeGolazo dhe mund t’i shihni më poshtë. /Periskopi.com/