Kjo grua e siguron jetesën duke testuar lodra seksi – ja çfarë ka zbuluar

Kjo grua e siguron jetesën duke testuar lodra seksi – ja çfarë ka zbuluar

E njohur si Cara Sutra, kjo grua e siguron jetesën e saj pjesërisht duke testuar dhe duke dhënë komente për lodrat e seksit. Faqja e saj ka mbi 2,000 komente mbi produktet dhe përmban këshilla për lodra seksi dhe madje edhe giveaways. Ajo e nisi këtë punë në vitin 2005, pasi hoqi dorë nga puna në bankë për t’u përqendruar te blogu i saj ku ofron shkrime për seksin, historitë erotike, këshillat për marrëdhëniet etj.

“Çfarë kërkon konkretisht kur provon një lodër seksi?” u pyet ajo nga HuffPost.

Një lodër seksi që testohet ka nevojë, para së gjithash, të jetë e sigurt. Kështu që unë do të kontrolloj materialin me të cilin është bërë dhe nëse ka ndonjë zonë të ashpër që mund të më dëmtojë. Nëse është vibrator, atëherë shoh si punon – me bateri, e rimbushshme apo me energji elektrike. Unë preferoj dridhje më të forta, të ngadalta, por të tjerët mund të preferojnë lloje më të butë. Kur shkruaj komente për lodrat seksuale, duhet të mbaj në mend se megjithëse preferoj një lloj të caktuar stimulimi, nëse ajo lodër nuk bën për mua, atëherë përsëri mund të jetë e këndshme një lloj tjetër personi.” – tha ajo.

Më pas shtoi:

“Karakteristika kryesore është, sigurisht, nëse funksionon për mua personalisht. A e arrita kulmin me të? Kjo është ajo që lexuesit e mi duan të dinë! Nëse ka ndodhur, atëherë është fantastike. Nëse jo, atëherë a mund të jetë akoma i dobishëm për dikë tjetër? Unë synoj të jap një këndvështrim të drejtë dhe të ekuilibruar në vlerësimet e mia.”

Në lidhje me lodrat e seksit e improvizuara në shtëpi, ajo theksoi:

“Së pari, unë do t’i këshilloja me forcë njerëzit që të mos përdorin asgjë që shohin përreth për kënaqësi seksuale. Mos i vendosni brenda vetes thjesht sepse keni dëshirë! Mund të merrni irritime të brendshme, infeksione apo edhe prerje nga sipërfaqe të ashpra. Për rreziqet që kanë, nuk ia vlejnë.”

“Po me njerëzit e tjerë, konkretisht burrat? A mendoni se ata janë ende të frikësuar nga lodrat e seksit për gratë?” ishte një tjetër pyetje, të cilës iu përgjigj kështu:

“Për fat të keq, po. Komentet e fundit që kam marrë nga burrat në përgjigje të mbulimit nga mediat të punës sime dëshmojnë pikërisht këtë pikë. Kështu që shumë prej tyre akoma përpiqen të përjetësojnë nocionin se nëse një grua përdor një lodër seksi, kjo është për shkak se ajo është e pakënaqur me seksin nga partneri i saj dhe/ose që gruaja nuk do të përdorte një lodër seksi nëse do të kishte përjetuar ndonjëherë mrekullitë e penisit.

Padyshim, nuk është aspak kështu. Lodrat dhe seksi janë dy rrugë krejtësisht të dallueshme për kënaqësi. Njëri nuk e mohon nevojën për tjetrin. Në fakt, unë i shoh lodrat seksuale si erëza për një jetë seksuale. Unë dhe partneri im kënaqemi duke përfshirë lodra seksi në jetën tonë të larmishme seksuale, si dhe duke i shijuar për kënaqësi kur jemi vetëm, gjithashtu.”

Shpërndaje në: