Punë e kryer, Simone Inzaghi trajneri i Interit

Punë e kryer, Simone Inzaghi trajneri i Interit

Interi e ka zgjedhur shumë shpejt punën e trajnerit të tyre pasi që raportet e fundit në Itali thonë se Simone Inzaghi pritet të jetë trajner i tyre

Këtë e kanë shkruar dy gazetarët më të njohur në Itali, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio.

“Simone Inzaghi në Inter, punë e kryer dhe marrëveshje e kompletuar. Ai do të jetë trajneri i ri që do ta zëvendësojë Antonio Conte, kontrata pritet të nënshkruhet në orët në vazhdim. Shkojmë, e konfirmuar”, ka shkruar Romano.

Lajmin e ka postuar në faqen e tij edhe gazetari tjetër, i njohur për transfere, Gianluca Di Marzio.

Qysh mbrëmë, pas shkarkimit të Antonio Contes nga Interi ka pasur lajme se Simone Inzaghi do të jetë trajner i Interit, pasi që ai luan në të njëjtin sistem si të Contes, 3-5-2.

Shpërndaje në: