Nesër ndeshja drithëruese e barazhit Dukagjini – Trepça 89

Nesër ndeshja drithëruese e barazhit Dukagjini – Trepça 89

Të premten duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e barazhit për të përcaktuar skuadrën e fundit pjesëmarse e Superligës, për edicionin e ardhshëm.

Në garën e play-outit në këtë edicion do të luajë Trepça ’89, nga Superliga, ku do ta ketë përballë skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjini me fillim nga ora 16:00.

Trepça ‘89 përfundoi në pozitën e tetë në Superligë, duke triumfuar në xhiron e fundit ndaj Drenicës, pozitë kjo që i siguronte vetëm ndeshjen e barazhit.

Në anën tjetër Dukagjini i Klinës, përfundoi i dyti në Grupin A, të Ligës së Parë, andaj iu desh të luajë ndeshjen me Flamurtarin për të fituar të drejtën të luajë edhe ndeshjen tjetër të barazhit.

Shpërndaje në: