Zyrtare: Dallku largohet nga Gjilani

Zyrtare: Dallku largohet nga Gjilani

Mbrojtësi Ardin Dallku edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar vet mbrojtësi vushtrrias në profilin e vet në “Facebook”.

“Me marrëveshje të dyanshme vendosem t’i ndajmë rrugët. Suksese në të ardhmen SC Gjilani”, ka shkruar Dallku.

Nga skuadra e Gjilanit deri tash janë larguar mesfushori Ardit Hila dhe sulmuesi anësor Arbër Çyrbja, kurse shumë shpejt do të largohet edhe mesfushori Qëndrim Dautaj.

Shpërndaje në: