‘Po çmendesha pasi humba shumë raste’ – Werner zbulon momentin kur ai humbi vetëbesimin

‘Po çmendesha pasi humba shumë raste’ – Werner zbulon momentin kur ai humbi vetëbesimin

Timo Werner është vërtetë karakter fascinues.

Ai disi pati një sezon të tmerrshëm, dhe po fiton reputacion të Fernando Torresit për huqje, por në anën tjetër ai ka më shumë gola dhe asiste të kombinuara se gjithë të tjerë në skuadër, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu flet hapur dhe me sinqeritet për formën e tij, siç bëri sot në intervistën ekskluzive për ‘Telegraph’.

Sulmuesi gjerman arriti ta identifikojë saktësisht ku filluan të shkojnë gjërat keq për të, pas një starti të ndritur në karrierën e tij te Chelsea.

”Pata këto dy apo tri ndeshje pas pushimit ndërkombëtar ku unë humba shumë raste dhe kjo më mbeti në kokë, dhe pas kësaj më ra vetëbesimi,” shpejgoi Werner.

”Ishte si një periudhë kur unë në kokën time po çmendesha pasi humba ato raste.”

Ecuria e tij pa gol vazhdoi për 14 ndeshje, përfshirë disa huqje të tmerrshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: