Lojtarët e Man Unitedit kanë frustruar fansat pasi ‘përdhosën’ medaljet e vendit të dytë mbrëmë

Lojtarët e Man Unitedit kanë frustruar fansat pasi ‘përdhosën’ medaljet e vendit të dytë mbrëmë

Lojtarët e Manchester Unitedit ishin qartazi të shkatërruar nga humbja në penallti kundër Villarrealit, në finalen e Europa Leagues.

Paul Scholes hodhi në pikëpyetje nëse humbja i lëndoi vërtetë lojtarët e Unitedit pasi u mposhtën në ‘Gdansk’, por reagimi nga emra si Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford i tha të gjitha, transmeton Periskopi.

Ata ishin të dëshpëruar ta fitonin finalen. Medaljet e vendit të dytë që i morën futbollistët e ‘Djajve’ pas ndeshjes, menjëherë u hoqën nga disa prej tyre.

Në sytë e disa fansave të futbollit në rrjetet sociale, ky ishte një veprim që tregon mungesë respekti.

Yjet e Unitedit nuk janë të parët që tregojnë indiferencë rreth medaljes për vendin e dytë – dhe qartazi nuk do të jenë të fundit – por a justifikohet kritika.

Shikoni pamjet e mëposhtme të lojtarëve të Unitedit duke ‘përdhosur’ medaljen e vendin e dytë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: