Gazetari prestigjioz, Fabrizio Romano: Jose Mourinho e do Xhakën
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka mund të largohet në verë.
Arsenal pritet të bëjë revolucionin në verë duke shitur shumë lojtarë, e ndërkohë edhe Xhaka është në listën e “Topçinjve” që mund të largohen.
Romano ka njoftuar se ekziston mundësia që Xhaka të largohet dhe që trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho e do në skuadër.
“Granit Xhaka ka shanse të largohet nga Arsenal në verë, si Ëilllian, Hector Bellerin dhe shumë lojtarë
Roma është e interesuar ta transferojë dhe ka nisur bisedimet me agjentët, Jose Mourinho e do, gjithashtu klubet e Bundesligas janë në garë”, shkroi ai.
Ndërkohë, Xhaka ende nuk ka folur asgjë për të ardhmen.