Werder Bremeni i ka vënë çmim Milot Rashicës dhe është i përballueshëm edhe për klubet e dobëta

Werder Bremeni i ka vënë çmim Milot Rashicës dhe është i përballueshëm edhe për klubet e dobëta

Ylli i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, shkruan Insporti.com.

Rashica ka disa oferta për të cilat ende nuk ka vendosur.

“Kicker” raporton se Rashica tashmë mund të largohet vetëm për 15 milionë euro nga Ëerder Bremeni.

Për të interesim ka shprehur Aston Villa, derisa më parë e kërkonin edhe RB Leipzigu dhe Hertha Berlini.

Ai do ta marrë lejen e klubit gjerman për t’u larguar.

Rashica e mbylli me gol edicionin në Bundesliga në humbjen 1:4 nga Borussia Monchengladbach, e cila e rrëzoi nga elita Werder Bremenin.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Rashicën.

Shpërndaje në: