Kryetari i FFK-së, Agim Ademi zbulon metodën interesante si i zgjedh Challandes kundërshtarët në miqësore

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi zbulon metodën interesante si i zgjedh Challandes kundërshtarët në miqësore

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zbuluar se ishte përzgjedhësi Bernard Challandes që zgjodhi miqësoret e qershorit, derisa iu uroj fat klubeve në garat evropiane.

Me 1 qershor Kosova do zhvillojë miqësoren e parë ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, Ademi në një intervistë për lajmi.net tha se këto miqësore janë zgjedhur nga trajneri, derisa dy ndeshjet në Turqi janë vetëm kontrolluese për lojtarët e rinj.

“Këto i zgjedhë trajneri, i përcakton kundërshtarët çfarë i duhen për arsyet e tij, ose ka ndonjë kundërshtar që i përngjan ndonjë ekipi, ose ka ekipin me të dobët i duhet për moral, ose më i fortë për me i ulë pak në tokë futbollistët ose mesatarë”.

“Këtu është përzgjedhja e trajnerit, ose në këtë fazë nuk kemi mundur të kemi zgjedhje të dëshirueshme, por këto kanë ndodhur me përzgjedhje të trajnerit. Dy ndeshjet në Turqi janë kontrolluese për futbollistë të rinj, të shohim sa është kapaciteti i tyre”.

Ndërkohë, Prishtina, Drita dhe Llapi kanë siguruar daljen në Evropë, kurse Ademi iu ka uruar suksese duke deklaruar se nëse shkojnë një xhiro me lartë se vitin e kaluar, atëherë mund të kemi katër skuadra që dalin në Evropë nga Superliga.

“Unë i uroj këto tri ekipe, shpresoj që do jenë në nivel të kampionatit tanë dhe të shkojnë ndonjë xhiro më shumë, ngase kjo jo vetëm që do këtë impaktin nga ana financiare për klubin, por shkuarja një xhiro me lartë na jep mundësi që të pranohet edhe një tjetër ekip në garat ndërkombëtare, që do thotë këtë e synojmë dhe jemi në kontakt dhe biseda që ta rrisim numrin e ekipeve, që ta bëjmë tri plus një e kupës të shkojnë në garat ndërkombëtare, që do ishte mrekulli sepse do ishte 40 për qind e ligës që shkon në Evropë dhe do kishte impakt jo vetëm ekonomik por edhe në cilësi”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: