Finalje madhështore e Champions Leagues: Ja sa fansa do të jenë prezentë në stadium

Finalje madhështore e Champions Leagues: Ja sa fansa do të jenë prezentë në stadium

Tashmë është gjithçka gati për finalen e Champions Leagues që zhvillohet këtë të shtunë.

Përballja e tëra angleze mes Chelseat dhe Manchester Cityt do të luhet në ‘Estadio do Dragao’ të Portugalisë dhe jo në Stamboll siç ishte planifikuar në fillim, shkruan Periskopi.

Arsyeja e ndryshimit të lokacionit është pasi Britania e Madhe e futi Turqinë në ‘listën e kuqe’ për shkak të numrit të rasteve me Covid-19.

Pra, të gjithë ata fansa që do të udhëtonin nga Britania drejt Turqisë për ta parë ndeshjen, do të duhej të futeshin në karantinë dy-javore pasi të ktheheshin në vendlindje.

Sipas një raporti na ‘ESPN’, UEFA konsideroi që finalja të luhej në Angli para Portugalisë, por qeveria britanike refuzoi të bënte përjashtime rreth izolimit të obligueshëm të 2 mijë pjestarëve të stafit të UEFA-s, transmetuesit dhe partnerët sponsorisues, që nënkuptoi se organizata më e madhe e futbollit në Evropë ishte e detyruar të shikonte opsionet tjera.

A do të ketë fansa në finalen e Champions Leagues?

Po, edhe pse nuk do të jetë as për së afërmi i mbushur ‘Estadio Dragao’, e cila ka një kapacitet prej 50,033 ulëseve.

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar se stadiumi do të shfrytëzohet në kapacitet 33%, që nënkupton se 16,500 fansa do të jetë prezentë në stadium – Chelsea dhe Manchester City do të përfaqësohen secila me nga 6 mijë fansa – plus 1,700 bileta do të shiten për publikun neutral, ndërsa 2 mijë për partnerët e UEFA-s. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: