Real Madridi shumë afër ta emërojë trajnerin e njohur pas largimit të Zidane

Real Madridi shumë afër ta emërojë trajnerin e njohur pas largimit të Zidane

Real Madridi është ‘afër’ ta emërojë Massimiliano Allegrin si zëvendësues të Zinedine Zidane, sipas raporteve.

Zidane dha dorëheqje nga posti i tij si trjaner të mërkurën mbrëma, pasi nuk ishte i bindur nga besimi i Florentino Perezit në të. Dhe derisa Antonio Conte dhe Rauli kanë qenë të lidhur, është ish-trajneri i Juventusit, Allegri ai që duket se do ta marrë drejtimin, transmeton Periskopi.

Real Madridi ka fituar çdo trofe të rëndësishëm nën urhdërat e Zidane gjatë dy periudha në drejtim të skuadrës nga ‘Bernabeu’.

Mirëpo, në kohët e fundit janë ulur standardet në kryeqytetin spanjoll – me rivalin e përbetuar, Atletico Madridin që fitoi La Ligan këtë fushatë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: