Juve, Barca dhe Real Madrid reagojnë fuqishëm kundër UEFA-s: Nëse na dënoni, e pësoni keq

Juve, Barca dhe Real Madrid reagojnë fuqishëm kundër UEFA-s: Nëse na dënoni, e pësoni keq

Klubet të cilat po vazhdojnë të besojnë në krijimin e një Superlige Evropiane, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid i janë kundërpërgjigjur UEFA-s, pasi kjo e fundit nisi procedura disiplinore ndaj këtyre klubeve. 

Përmes një postimi të përbashkët që kanë bërë klubet, respektivisht në llogaritë e tyre zyrtare, iu kanë kundërpërgjigjur UEFA-s.

“FC Barcelona, ​​Juventus FC dhe Real Madrid CF dëshirojnë të shprehin refuzimin absolut dhe këmbëngulës që UEFA ka mbajtur ndaj tre prej institucioneve më të rëndësishme në historinë e futbollit”.

“Ata besojnë se ky qëndrim autoritar përbën një shkelje flagrante të vendimit të gjykatave të drejtësisë, të cilat tashmë kanë bërë një deklaratë të qartë duke paralajmëruar UEFA të përmbahet nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të penalizojë klubet themeluese të Superligës ndërsa procedurat ligjore janë duke vazhduar”.

“Klubet besojnë se hapja e procedimeve disiplinore nga UEFA janë të pakuptueshme dhe madje janë një sulm i drejtpërdrejtë kundër sundimit të ligjit, madje edhe përbën një mungesë respekti ndaj autoritetit të gjykatave të drejtësisë”.

Tutje në njoftim thuhet se Superliga ka synim vetëm përmirësimin e futbollit evropian, e madje besojnë se përmes një dialogu me UEFA-n do të arrihet ky objektiv i tyre.

Ata presin që UEFA të tërheq procedurat gjyqësore në vazhdim.

“Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid, të gjithë më shumë se një shekull të vjetër, nuk do të pranojnë asnjë formë shtrëngimi apo presioni të patolerueshëm, ndërsa ata mbeten të fortë në gatishmërinë e tyre për të debatuar, me respekt dhe përmes dialogut, zgjidhjet urgjente që aktualisht i duhen futbollit”.

Në fund, ata kanë përmbledhur mesazhin, duke thënë: “Ose ne reformojmë futbollin ose do të duhet të shohim rënien e tij të pashmangshme”.

Barcelona, Juventus dhe Real Madrid mbesin klubet e vetme që besojnë se Superliga Evropiane është shpëtim i futbollit dhe jo shkatërrim i tij.

 

 

 

Shpërndaje në: